Universiteti dhe BpB, arrijnë marrëveshje bashkëpunimi për praktikën e studentëve në kuadër të programit “Junior”
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren dhe Banka për Biznes, të enjten kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, për përfshirjen e studentëve në punën praktike, në kuadër të programit “Junior” të kësaj banke.
Në kuadër të kësaj marrëveshje studentët e Universitetit do të kenë mundësinë që nën kushte të caktuara të marrin pjesë në punë praktike dhe angazhim në departamente ose degë të ndryshme të bankës për një periudhë të caktuar, ndërsa pas përfundimit të suksesshëm do të pajisen me një vërtetim për përfundimin e punës praktike.
Rektori i Universitetit Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani dhe përfaqësuesit e BpB-së e vlerësuan lartë arritjen e marrëveshjes, e cila do të shtojë mundësitë e studentëve për zhvillim profesional, duke kryer praktikën në një institucion financiar siç është BpB.