Universiteti në bashkëpunim me Projektin HerasPlus më 25-26 nëntor 2022 organizuan punëtorinë me temë: Mbështetje në Procesin e Përgatitjes për Ri-Akreditim Institucional
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren , në bashkëpunim me Projektin HerasPlus më 25-26 nëntor 2022 organizojnë punëtorinë me temë: Mbështetje në Procesin e Përgatitjes për Akreditim Institucional.
Dita e parë e punëtorisë u fokusua fillimisht në analizën e përgjithshme të dokumentacionit dhe procesit të akreditimit në dritën e Manualit të Akreditimit 2022, analizimin e strategjive, rregulloreve , politikave si dhe analizën e progresit të regjistruar që nga procedura e fundit e akreditimit.
Në punëtori po marrin pjesë menaxhmenti dhe fokus grupet që do të marrin pjesë në panelet me rastin e takimit me grupin e ekspertëve ndërkombëtar gjatë procesit të ri-akreditimit institucional.
Znj. Fitore Fazliu nga Projekti HerasPlus theksoi se Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren , ka treguar seriozitet në bashkëpunimin e deritanishëm duke treguar rezultate konkrete.
Prof. Ass. Dr. Arsim Susuri – Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë theksoi se mbajtja e kësaj punëtorie është shumë e rëndësishme, pasi që puna e deritanishme e Universitetit në konsultim me palët e interesit të brendshëm dhe të jashtëm, të merr një vlerësim nga një ekspert me përvojë.
Dita e dytë e punëtorisë do të fokusohet në analizën e draft raportit të vetëvlerësimit, analizën e procedurave të mësimdhënies dhe mësimnxënies si dhe burimeve mësimore në dritën e Manualit të Akreditimit.