Universiteti "Ukshin Hoti" merr pjesë në punëtorinë për hulumtim dhe kërkime shkencore e cila u mbajt në Universitetin e Sapienzas në Romë
Prorektorja për Mësimdhënie, çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore Prof. ass.dr. Zirije Hasani dhe Prorektorja për Buxheti, Financa dhe Infrastrukturë Prof.ass dr.Adelina Rakaj, kanë përfaqësuar Universitetin “Ukshin Hoti ” në punëtorin për hulumtim dhe kërkime shkencore, e cila u mbajt në Universitetin e Sapienzas në Romë më datë 28 dhe 29 Nëntor 2022.
Kjo punëtori është organizuar nga Universiteti i Sapienzas në Romë, në kuadër të projektit ResearchCult, në të cilin projekt Universiteti “Ukshin Hoti” është partner.
Në këtë punëtori i prezantuan të arriturat e Universitetit tonë përkitazi më përmbushjen e objektivave të projektit në drejtim të krijimit të infrastrukturës ligjore për kërkime shkencore, themelimin e Zyrës për Kërkime Shkencore, themelimin e Këshillit Shkencor dhe themelimin e Këshillit të Etikës për Kërkime Shkencore.
Vlen të theksohet së në këtë punëtori u diskutua edhe për mundësinë e vazhdimit të projektit si ResearchCult 2.
Projekti Erasmus+ dhe ResearchCult në vazhdimësi e ka mbështetur Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren në fushën e hulumtimit dhë kërkimeve shkencore