Universiteti “Ukshin Hoti”, pjesë e “100 Million Learners Global Initiative”
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren është bërë pjesë e iniciativës botërore, “100 Million Learners Global Initiative”. Kjo është bërë zyrtare të mërkurën, me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani dhe rektorët e institucioneve të arsimit të lartë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, universitetet do të ju mundësojnë studentëve të ndjekin lëndë apo module me ECTS të njohura plotësisht nga Thunderbird School of Global Management e rankuar si Shkolla Nr.1 në botë për Master në Global Management, dhe Universiteti Shtetëror i Arizonës (ASU), i rankuar si Universiteti Nr.1 në SHBA për inovacion
Thunderbird School of Global Management, përmes partneritetit strategjik me UNI – Universum International College synon të ofrojë arsim online 𝑭𝑨𝑳𝑨𝑺 për 140.000 studentë në gjithë rajonin e Ballkanit në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.