Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren bashkëorganizator i Konferencës Ndërkombëtare Ndërdisiplinore
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren bashkëorganizator i Konferencës Ndërkombëtare Ndërdisiplinore.
Me datën 11 dhe 12 nëntor 2022, në Gjilan zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare Ndërdisiplinore “Roli i teknologjisë në modelimin e shoqërisë”.
Në këtë konferencë e Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, është bashkëorganizator me Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në bashkëpunim me Universitetin e Vlorës, University of Zagreb, Universitetin e Mitrovicës, University of Montenegro, Universitetin e Durrësit, Universitetin Nënë Tereza; Kolegji AAB, Albanian Sociological Association (ALBSA), Balkan Sociological Forum; Institute for Science and Technology(INSI); Institute of Sociology, Demographic Research and Innovation (ISDI)
Kjo konferencë vazhdon vargun e konferencës së 17-të “AIS-ALBSA” dhe Konferencës së 2-të vjetore të “Scholar Leadership (CSL-AADF).
Deri më datën 20 shtator 2022, janë paraqitur për prezantim 162 Punime;
Gjithsej 264 autorë, ko-autorë dhe kontribuues tjerë shkencorë dhe profesionistë;
Nga 22 vende të ndryshme të rajonit dhe botës, pjesëmarrës të konferencës;
Konferenca organizon punimet ne Sesionin Plenar, në sesione speciale dhe sesione të përbashkëta.
Po ashtu, në kuadër të konferencës do të jepet edhe Shpërblimi për Ekselencë në Hulumtime dhe praktikë.
Për më shume rreth konferencës gjeni në linkun:
https://www.sociology.al/en/conferences/call-papers