Universiteti "Ukshin Hoti" Prizren dhe Universiteti Gazi nga Turqia lidhin marrëveshje bashkëpunimi
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren dhe Universiteti i Gazit nga Turqia, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja është nënshkruar nga Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj dhe Prof. Dr. Musa Yıldız Rektor në Gazi Üniversitesi.
Dy institucionet janë marr vesh ndër tjera, që të nisin bashkëpunimin në fushat akademike të interesit të dy-anshëm, si: shkëmbime të personelit akademik dhe të studentëve si dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta shkencore.