Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren dhe Universiteti i Iowa-s nga SHBA, kanë arritur memorandum bashkëpunimi
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren dhe Universiteti i Iowa-s nga SHBA, të mërkurën kanë arritur memorandum bashkëpunimi, si vazhdimësi e bashkëpunimit të deritanishëm. Memorandumi është nënshkruar nga u.d. Sekretari i Përgjithshëm Nexhmedin Krasniqi (në emër të Rektorit Krrabaj), Drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, Përparim Avdullahu dhe nga Russell Ganim dekan i programit ndërkombëtar në Universitetin e Iowas.
Fushat konkrete ku mund të thellohet bashkëpunimi janë: Aktivitete të përbashkëta arsimore, trajnuese dhe/ose kërkimore dhe shkëmbimi i ftesave për studiues (fakultet, personel kërkimor dhe studentë të diplomuar) për leksione, vizita dhe shkëmbim përvojash.
Detajet e bashkëpunimit për secilën nga fushat e identifikuara mund të specifikohen gjithashtu në formën e protokolleve me shkrim të kësaj marrëveshjeje pas nënshkrimit nga përfaqësuesit përkatës.
Kjo marrëveshje është e vlefshme për një periudhë pesëvjeçare nga data e hyrjes në fuqi dhe mund të rinovohet para datës së skadimit me marrëveshje ndërmjet palëve.