Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren dhe Universiteti Kütahya nga Turqia, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren dhe Universiteti Kütahya nga Turqia, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja është nënshkruar nga Rektorët e dy universiteteve, Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj dhe Prof. Dr. Kâzım Uysal.
Rektorët e vlerësuan lartë arritjen e kësaj marrëveshje e cila do të fokusohet në fushat akademike të interesit të dy-anshëm, si: shkëmbime të studentëve dhe personelit dhe në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta shkencore.