Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren - Fakulteti i Ekonomisë lidhi bashkëpunim me Universitetin e Pamukkales - Fakultetin e Ekonomisë nga Turqia
Fakulteti i Ekonomisë nga Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren dhe Fakulteti Ekonomik nga Universiteti i Pamukkales nga Turqia kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mësimdhënies dhe punës kërkimore-shkencore. Si hap i parë i kësaj marrëveshje do të jetë implementimi i programit Double Degree (diplome e dyfishtë) në nivelin Master mes këtyre dy fakulteteve.
Fakulteti Ekonomik nga UUHP u përfaqësuar nga Dekani Prof. Asoc. Dr. Halil Kukaj, Prof. Ass. Dr. Luan Vardari, Ass. Festim Tafolli dhe Ass. Vesel Usaj.
Lidhja e kësaj marrëveshje është arritje edhe për Universitetin dhe për konsolidimin e pozitës së institucionit ndërkombëtarësh.