Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, mbajti punëtorinë për rishikimin vjetor të Planit Strategjik
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, më 20 dhjetor 2022, mbajti punëtorinë për rishikimin vjetor të Planit Strategjik të Universitetit. Punëtoria u mbajt me mbështetje të Projektit Heras+ dhe u fokusua në rishikimin e planit aktual strategjik dhe identifikimin e fushave që duhet të rishikohen ose përditësohen. Pjesëmarrësit ndanë mendimet dhe përvojat e tyre me planin aktual dhe të identifikuan çdo sfidë apo mundësi që universiteti duhet të marrë parasysh.
Pjesëmarrësit punuan në grupe të vogla dhe diskutuan mbi vizionin, misionin, vlerat dhe objektivat strategjike dhe identifikuan burimet dhe partnerët e mundshëm që mund të mbështesin zbatimin e Planit Strategjik. Punëtoria kontribuon në procesin më të gjerë të vlerësimit të sistemit dhe mekanizmave të përgjithshëm të Sigurimit të Cilësisë.
Paraprakisht Misioni dhe Vizioni i Universitetit kanë qëndruar në diskutim publik, ndërsa është kërkuar mendimi për rishikimin e misionit, vizionit dhe për planin strategjik nga të gjitha palët e interesit.