Urimi i Rektorit Krrabaj për 17 Shkurtin - Ditën e Pavarësisë së Kosovës!
Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj – Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, uron të gjithë studentët, punonjësit e Universitetit dhe të gjithë qytetarët për përvjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Në përvjetorin e 15-të të shpalljes së pavarësisë përkujtojmë me përulje dëshmorët dhe të gjithë brezat që sakrifikuan dhe kontribuuan për çlirimin e vendit.
Neve na mbetet që ta ndërtojmë shtetin duke punuar me nder dhe përkushtim.
Urime 15-Vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj – Rektor
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren