Urimi i Rektorit Krrabaj për festën e Fitër Bajramit!
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj, të gjithë besimtarëve mysliman ua uron festën e Fitër Bajramit dhe pranim të agjërimit të gjithë atyre që kanë agjëruar. Kjo festë vjen pas Muajit të Shenjtë të Ramazanit, muaji më i rëndësishëm për myslimanët, e cila kohë shërben për pastrim shpirtëror, kohë kur reflektohet e adhurohet Zoti, shtohet bamirësia dhe falin e afrohen njerëzit me njëri-tjetrin.
Pra të shërbejë kjo festë për t’i zgjatur dorën njërit-tjetrit që të gjithë të jemi më të unifikuar duke i tejkaluar dallimet.
Lutem për më shumë paqe, harmoni, begati e shëndet në familjet e secilit prej jush.
Urime dhe Gëzuar Fitër Bajramin!
Me respekt,
Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj – Rektor