Urimi i Rektorit Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani për festën e Kurban Bajramit!
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, unë si Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, dëshiroj të shpreh urimet më të sinqerta për studentët, stafin e universitetit dhe të gjithë qytetarët e besimit islam.
Kurban Bajrami është një festë e rëndësishme e besimtarëve mysliman që simbolizon sakrificën dhe përkushtimin ndaj vlerave të rëndësishme të besimit.
Në këtë ditë të shenjtë, të përforcojmë vlerat e mirëkuptimit dhe tolerancës në mes të njëri tjetrit. Le të ndajmë dashurinë dhe mirësinë me të tjerët, duke u ndihmuar atyre që janë më në nevojë.
Festat janë momente kur secili reflektojmë mbi jetën, vlerat dhe marrëdhëniet tona me të tjerët. Pra, le të shfrytëzojmë këto momente për të forcuar lidhjet me familjet, miqtë dhe shoqërinë tonë.
Urojë që Festa e Kurban Bajramit të festohet në familjet tuaja me plotë begati, shëndet, harmoni, paqe dhe lumturi.
Gëzuar Kurban Bajramin!
Me respekt,
Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani – Rektor
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren