Vazhdojnë aktivitetet në kuadër të Javës së Mirëseardhjes të organizuar nga Qendra e Karrierës&Alumni
Në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, të martën kanë vazhduar aktivitetet në kuadër të Javës së Mirëseardhjes të organizuar nga Qendra e Karrierës&Alumni. Janë pritur në mënyrë solemne studentët e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, studentët e Fakultetit Juridik dhe ata të Fakultetit të Ekonomisë.
Studentët janë pritur nga Menaxhmenti dhe Stafi akademik dhe administrativ i Njësisë akademike.
Në fillim, një fjalë hyrëse e mbajtën dekanët, Prof. Asoc. Dr. Albana Plakiqi-Milami Dekane e Zgjedhur e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, Dekani i zgjedhur i Fakultetit Juridik Prof. Asoc. Dr. Muharremi Faiku dhe dekanja e përkohshme e Fakultetit të Ekonomisë Prof. Ass. Dr. Anera Musliu.
Ndërkaq, Nehat Gashi Koordinator i Qendrës së Karrierës&Alumni i njoftoi studentët më misionin dhe vizionin e QKA dhe me detyrat përkatëse. Po ashtu ai shpalosi para studentëve Doracakun për studentin dhe çështjet tjera që lidhen me këtë Qendër, e cila do të jetë në mbështetje të tyre gjatë studimeve dhe pas diplomimit.
Prof. Ass. Dr. Adelina Raka, Prorektore për buxhet, financa dhe infrastrukturë ka prezantuar para studentëve të këtyre tre fakulteteve Kodin e etikës , duke i njoftuar për obligimet e tyre që të zbatojnë atë. Ajoi njoftoi studentët për: Parimet dhe standardet e sjelljes të studentëve, Obligimet e studentëve, Të drejtat e studentëve, Sjelljet jo etike dhe shkeljet e rënda të studentëve, Sjelljet joetike dhe shkeljet e lehta të studentëve, Raporti i studentëve me Universitetin/Fakultetin, Raporti i studentëve me personelin akademik dhe administrativ, Sjelljet etike të studenteve në punën shkencore dhe kumtuese, Shqiptimi i masave disiplinore dhe procedurave.
Bartësit e programeve të Njësive akademike njoftuan në pika të shkurta për ngarkesat e programit përkatës studimor, Pasqyrën e programit, kalueshmërinë, vlerësimin, lëndët (Z, O), ECTS, etj.
Kryetarët e këshillave studentore folën në pika të shkurtra rreth rolit të studentëve, të drejtat, përfaqësimin e tyre, bashkëpunimin me qendrën e Karrierës dhe alumnit, etj..
Në fund Menaxhmenti i Njësisë akademike i njoftoi studentët me infrastrukturën brenda Fakultetit dhe Kampusit Universitar.
Në web faqe të Universitetit (gjegjësisht nëpër faqet e Fakulteteve përkatëse) do të vendosen PPT (prezantimet) dhe fotografitë nga kjo ngjarje ku studentët do të kenë qasje.