Zv. Ministrja Gashi takoi studentët ndërkombëtarë të shkollës verore në Prizren
Në takimin me studentët e shkollës verore, znj. Gashi theksoi përkushtimin e Qeverisë për të ndihmuar në përmirësimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare përmes diplomacisë publike, në këtë kuadër edhe përmes edukimit, duke ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshëm në komunitetin e jashtëm. Prezantimi i saj frymëzues për studentët ndërkombëtarë ndihmoi të ndezë interesin dhe diskutimet e thella mbi këtë temë.
Me përvojën e sajë që fokusohet në angazhimin e komuniteteve të diasporës për avancimin e zhvillimit dhe demokratizimit të vendeve të tyre të origjinës, znj. Gashi ka qenë në krye të formësimit të diskursit publik në çështjet e diasporës dhe ka promovuar avancimin e politikave të vendit, legjislacionit dhe qasjeve institucionale për angazhimin e diasporës për shumë vite. Para se të angazhohet në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ajo ka menaxhuar platformë të suksesshme për angazhim dhe diplomaci, e cila promovoi sovranitetin e Kosovës ndërkombëtarësh përmes historive të suksesit të diasporës.
Përpos gjuhës shqipe, ajo flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe spanjolle, ka përfunduar studimet e Masterit të Administratës Publike në Universitetin e Arizonës dhe ka një diplomë në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Shkencat Politike dhe Letërsinë dhe Gjuhën Spanjolle nga Kolegji Wartburg. Ajo është gjithashtu një ish-studente krenare e United World College në Kosta Rika.
Vlen të theksohet se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është mbështetëse e Shkollës Verore Ndërkombëtare në Prizren.