Përfaqësues të U. “Ukshin Hoti” Prizren po marrin pjesë në punëtorinë e organizuar në Universitetin e Zagrebit në kuadër të projektit ResearchCult
Përfaqësues nga Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, përfshirë Prof. Asoc. Dr. Shemsi Morina menaxher i projektit ResearchCult, Prof. Asoc. Dr. Rifat Morina pjesë e projektit dhe anëtar i KD-së, Prof. Asoc. Dr. Bekim Berisha pjesë e projektit dhe udhëheqës i T2P-së dhe Dr. Sc. Jasmin Jusufi pjesë e projektit dhe koordinator i Zyrës për Cilësi po marrin pjesë në punëtorinë e organizuar në Universitetin e Zagrebit në kuadër të projektit ResearchCult përkrahur nga Komisioni Evropian përkatësisht programit ERASMUS+. Tema kryesore e punëtorisë është themelimi i revistave shkencore, udhëzimet për draftimin e standardeve kombëtare për revistat shkencore.