Rektori Alishani priti në takim Dr. Curtis Youngs nga lowa State University partner zbatues i projektit “Private Sector Partnerships to Strengthen Higher Education”
Rektori Alishani shprehu zotimin e tij, se si rektor i ri i Universitetit është i interesuar që ky projekt të tregojë rezultate, për të cilin gjë ai do të angazhohet së bashku me gjithë stafin e Universitetit. Ai shprehu besimin e tij se projekti do të adresojë një komponent të rëndësishëm, atë të vendosjes së një partneritetit të qëndrueshëm me industrinë.
Në anën tjetër, Profesor Youngs i uroi detyrën e re Rektorit Alishani, duke i dëshiruar suksese. Ai theksoi se bashkërisht do të angazhohen që projekti të tregoj rezultate.
Lansimi i projektit në fjalë “Bashkëpunimi me Sektorin Privat për Forcimin e Arsimit të Lartë” është bërë më 24 Prill 2023 dhe do të zgjasë për pesë vjet.
Qëllimi kryesor i projektit është rritja e bashkëpunimit mes sektorit privat dhe Universiteteve në Kosovë në sektorët e Teknologjisë së Informimit dhe Komunikacionit (TIK) dhe agrobiznesit.
Ky projekt është një sukses i madh për universitetin, i cili pritet të ndryshojë orientimin e programeve studimore në këto fusha drejt tregut të punës duke bërë që studentët e diplomuar të jenë të gatshëm menjëherë për tregun e punës.