Rektori Alishani priti në takim përfaqësuesit e KFOR-it italian
Rektori Alishani sot priti në takim përfaqësuesit e KFOR-it italian. Rektori i njoftoi me të arriturat dhe zhvillimet në universitet. Përfaqësuesit e KFOR-it italian u interesuan për bashkëpunimin që ka universiteti me universitetet tjera, posaçërisht me të Rrafshit të Dukagjinit dhe me komunat përkatëse në këtë regjion, dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit.