Rektori Alishani takoi koordinatorin për Kosovë të "Maarif"-it
Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunimi, ku ishte e pranishme edhe Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan.
Qëllimi i këtij takimi ishte njohja e njëri-tjetrit dhe urimi për detyrën e menaxhmentit të ri të Universitetit, si dhe identifikimi i mundësive të bashkëpunimit reciprok.
Një nga pikat kyçe që u diskutuan, ishin: përfshirja e studentëve të Universitetit për praktikë dhe punësim në programet e shkollave “Maarif”, si dhe organizimi i trajnimeve nga Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie e Universitetit për mësimdhënësit e shkollave të “Maarif”. Kjo përpjekje do të shërbejë për rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe për të përgatitur mësimdhënësit me aftësi të reja dhe metodologji të avancuara pedagogjike, të këtyre shkollave.
Në takim u diskutua edhe rreth mundësive të orientimit dhe ndihmesës për nxënësit e shkollave të “Maarif” që dëshirojnë të vazhdojnë studimet e tyre në nivelin universitar. Universiteti “Ukshin Hoti” ofron programe studimore me perspektivë, si në gjuhen shqipe ashtu edhe në atë turke, të cilat jenë të hapura edhe për nxënësit e interesuar nga shkollat e “Maarif”.
Ky takim ndërmjet Rektorit Alishani, Koordinatorit Yılmaz, dhe përfaqësuesve të shkollës është një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit të thellë dhe të dobishëm për të dy institucionet, si dhe për zhvillimin e arsimit në tërësi. Nga ky bashkëpunim, pritet që të lindin projekte të reja që do të kontribuojnë në rritjen e cilësisë së arsimit dhe në përgatitjen e të rinjve për sfidat e të ardhmes.