Rektori Alishani zhvilloi një takim online me zv.Rektorin e Universitetit të Horoshimës, Prof. Shinji Kaneko
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, të hënën ka zhvilluar një takim online me Prof. Shinji Kaneko, zv.President i Universitetit të Hiroshimës dhe Prof. Dahlia Simangan, lehtësuar nga Ambasador. Prof Sabri Kiçmari, Ambasador i Kosovës në Japoni, ndërsa në takim ishte edhe Arbenita Sopaj asistente ekzekutive në këtë ambasadë.
Temë bosht e takimit ishte inicimi i bashkëpunimit në mes të dy universiteteve, për të cilën gjë u shprehën pozitivisht të gjitha palët.
Në vijim mbeti që të përcaktohen fushat në të cilat do të fokusohet bashkëpunimi në mes të dy universiteteve dhe nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit.