You are here:

Departamenti i Prokurimit

Udhëheqës i Zyrës së Prokurimit

Msc. Egzon Kryeziu

E-mail: [email protected]

Tel: 045 813 380

 

Përshkimi i detyrave të Departamentit të Prokurimit

a) Në konsultim me të gjitha departamentet përgatit një plan vjetor të prokurimit. Kur është e mundshme siguron që artikujt e përdorimit të zakonshëm janë konsoliduar;

b) Siguron që mallrat, shërbimet dhe punët blihen në mënyrën më ekonomike, efikase dhe efektive;

c) Për aq sa mundet, siguron se ne specifikimet teknike nuk ka kufizime ne konkurrence;

d) Këshillon njësitë kërkuese, për metoda dhe praktika përkatëse të prokurimit;

e) Në bashkëpunim me Udhëheqësit e Njësive kërkuese, koordinon të gjitha dokumentet, specifikimet, TeR, Paramasat dhe Parallogaritë dhe vizatimet;

f) Organizon dhe menaxhon aktivitetet e prokurimit;

g) Rekomandon përbërjen e anëtarëve të Komisionit të Vlerësimit të Tenderëve;

h) Participon në Negocime të Tenderëve dhe siguron rezultate të drejta;

i) Pas përfundimit të procesit të vlerësimit, shqyrton propozimin për kontratë të rekomanduar nga komisioni vlerësues;

j) Pranon/refuzon rekomandimin e propozuar;

k) Nënshkruan kontratat pas rikonfirmimit që informatat financiare nuk kanë ndryshuar substancialisht.

l) Kur ndodhin mosmarrëveshje, dëme në mallra, dorëzime të tepërta ose të mangëta, dështim në performim ose komplikime tjera relevante, ruan te gjitha komunikimet dhe dëshmitë relevante te pranuara;

m) Përcjellë dështimet e kontraktorëve të cilët kanë dështuar të përmbushin obligimet e tyre kontraktuale kurdo që informohet nga Menaxheri i Projektit në lidhje me kompensimet e duhura, likuidimin e dëmeve dhe aranzhimin e anulimit të kontratave;

n) Prodhon një raport vjetor në fund të secilit vit fiskal per kontratat e nënshkruara.