DAAD prezantoi mundësitë e studimit në Gjermani
Para studentëve dhe stafit akademik të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, të martën përfaqësues të ambasadës gjermane në Kosovë prezantuan mundësitë e financimit për studime në Gjermani, me përkrahje të Shërbimit Gjerman të Shkëmbimit Akademik(DAAD). Ndërkohë, Rektori Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani priti në takim, ku u diskutua për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit me ambasadën gjermane dhe me universitetet gjermane. Takimin informues me studentë dhe profesorë e hapi dekani i Fakultetit të Filologjisë, Prof. Asoc.Dr. Xhafer Beqiraj, i cili falederoi për mundësinë e ofruar duke inkurajuar të prnaishmit që të shfrytëzojnë këto mundësi që ofrohen nga DAAD.