Është mbajtur punëtoria e parë në kuadër të projektit të KUSA ‘‘Strengthening Research and Development through the Effective Functionalization of the Center for Research, Innovation, and Knowledge Transfer (CRIKT) at the University ‘‘Ukshin Hoti’’ Prizren (UUHP).’’
Është mbajtur punëtoria e parë në kuadër të projektit të Kusa Kosovo ‘‘Strengthening Research and Development through the Effective Functionalization of the Center for Research, Innovation, and Knowledge Transfer (CRIKT) at the University ‘‘Ukshin Hoti’’ Prizren (UUHP).’’
Takimi eshtë mbajtur me menaxhmentin e UUHP-së, Rektorin, Prorektoret, Sekretarin e Përgjithshëm, ekspertet Petra Karanikić dhe Diana Lekaj, përfaqësuesin e GIZ, Visar Haxhifazliu dhe ekipin e projektit. Në këtë takim, ekspertja Petra Karanikić ka prezantuar analizën e saj në lidhje me nevojat për ndryshime juridike në Rregulloren ekzistuese të QKITD-së, me qëllim që e njëjta të funksionalizohet.
Gjatë takimit u diskutua edhe për pozicionin e zyrës në organogramin e UUHP dhe rolin e Zyrtarit të KTTO-së. Gjithashtu, u kërkua nga ekspertja që të përgatitet përshkrimi i detyrave të punës për zyrtarin e KTTO, me qëlllim që të fillohet me procedurat e rekrutimit.
Derisa, menaxhmenti i UUHP-së, ka marrë përsipër të themeloj komisionin për plotësim/ndryshimin e Rregullores së QKITD-së, me qëllim të përshtatjes së infrastrukturës juridike me përfundimet e nxjerra në takim.
Punëtoria e parë u financua nga GIZ, si partner në këtë projekt.
‘‘Ky projekt u financua përmes grantit të U.S. Embassy Pristina, Kosovo. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.’’