KONKURS- GRANTE PËR ZBATIMIN E PROJEKTEVE MËSIMORE TË BAZUARA NË HULUMTIME
KONKURS
GRANTE PËR ZBATIMIN E PROJEKTEVE MËSIMORE TË BAZUARA NË HULUMTIME
“Programi i mësimdhënies së bazuar në punë hulumtuese për universitetet publike të Kosovës”
Me të cilin ftohen secili/a mësimdhënës/e në marrëdhënie të rregullt pune në një institucion të arsimit të lartë, respektivisht grup i mësimdhënësve/eve në marrëdhënie të rregullt pune në institucionin e njëjtë të arsimit të lartë, që të konkurrojnë për përfitimin e granteve në vlerë prej €10,000 (dhjetëmijë euro) për projekt, me kohëzgjatje prej 6 deri në 12 muaj.
- Kushtet për aplikim
- Kandidatët që aplikojnë në këtë skemë duhet t’i plotësojnë kushtet dhe kriteret e aplikimit si dhe dokumentet e nevojshme për aplikim të specifikuara në Programin për mbështetjen e mësimdhënies së bazuar në punë hulumtuese që i bashkëngjiten këtij konkursi si:
- Vendimi nr. 01B-018 datë 28.02.2024;
- Udhëzuesi për aplikim;
- Formulari i aplikimit.
- Me rastin e përfitimit të grantit, palët përfituese (bartësi i projektit) nënshkruajnë marrëveshje me MASHTI e cila përcakton obligimet, përgjegjësitë ligjore dhe financiare dhe formën e raportimit. Obligimet e tjera shtesë për pjesën e mbështetur me financim nga projekti HEI’25, që nuk mbulohet nga MASHTI, detyrat dhe përgjegjësitë, përcaktohen nga partnerët zbatues të përcaktuar në pikën 3 të këtij konkursi.
- Afati kohor
- Konkursi mbetet i hapur deri në plotësimin e numrit të granteve të ofruara gjatë vitit 2024;
- Për plotësimin e numrit të granteve, MASHTI bën njoftim zyrtar në uebfaqe zyrtare të Ministrisë.
- Financimi
Skema e granteve mbështetë deri në 15 grante në vlerë prej €10,000 (dhjetë mijë euro) për grant. Grantet bashkëfinancohen nga MASHTI dhe projekti HEI’25, ku MASHTI kontribuon në vlerë prej €6,000 (gjashtë mijë euro) për grant, ndërsa projekti HEI’25 në vlerë €4,000 (katër mijë euro) për grant.
Projekti HEI’25 që financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe zbatohet nga dy organizata partnere – Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA). Institucionet e përmendura në këtë pikë të konkursit kryejnë obligimet financiare ndaj përfituesve.
Forma e aplikimit:
Aplikimet duhet të dorëzohen në emailin: [email protected].
Aplikimet e dërguara në çfarëdo forme tjetër (p.sh. me faks, letër ose ndonjë formë tjetër elektronike) do të refuzohen.
Personi kontaktues: Fidan Kozhani
E-mail: [email protected]
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit
KONKURS- GRANTE PËR ZBATIMIN E PROJEKTEVE MËSIMORE TË BAZUARA NË HULUMTIME
https://masht.rks-gov.net/konkurs-grante-per-zbatimin-e-projekteve-mesimore-te-bazuara-ne-hulumtime/