Mbahet punëtoria e rradhës e projektit: ‘‘Strengthening Research and Development through the Effective Functionalization of the Center for Research, Innovation, and Knowledge Transfer (CRIKT) at the University ‘‘Ukshin Hoti’’ Prizren (UHHP)"
Më datë 19.3.2024 është mbajtur punëtoria e rradhës në kuadër të projektit ‘‘Strengthening Research and Development through the Effective Functionalization of the Center for Research, Innovation, and Knowledge Transfer (CRIKT) at the University ‘‘Ukshin Hoti’’ Prizren (UUHP).’’ Ky projekt është në kuadër të Programit të Granteve për Mbështetje të Universiteteve 2023/2024 të financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë përmes Kosovo United States Alumni – KUSA.
Punëtoria është mbajtur me menaxhmentin e UUHP-së, Rektorin, Prorektoret, Sekretarin e Përgjithshëm, ekspertet Petra Karanikić dhe Diana Lekaj, stafin akademik, zyrën e projekteve dhe ekipin e këtij projekti. Në këtë punëtori, ekspertja Petra Karanikić ka prezantuar dokumentin me titull “The University “Ukshin Hoti” Prizren Knowledge and Technology Transfer Office (UUHP KTTO) Operational principles”. Gjithashtu, në këtë punëtori u paraqiten shabllonet e punës për zyrëtarin e KTTO-së. Në pjesën e fundit të punëtorisë, menaxhmenti i UUHP-së, ekspertet dhe ekipi i këtij projekti diskutuan mbi hapat/aktivitetet e ardhshme të projektit.
‘‘Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.’’