Universiteti arrin marrëveshje bashkëpunimi me shkollën e gjuhëve të huaja “The Cambridge School” në Prizren
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren arrin marrëveshje bashkëpunimi me shkollën e gjuhëve të huaja “The Cambridge School” në Prizren.
Sot më 14.02.2024, rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, prof. asoc. dr. Mentor Alishani dhe menaxherja e “The Cambridge School” në Prizren, Arjeta Bekteshi kanë nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit.
Qëllimi i këtij memorandumi është krijimi, thellimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit në mes të dy institucioneve. Me anë të këtij bashkëpunimi, studentët e Universitetit do të kenë mundësi praktike dhe mundësi punësimi në “The Cambridge School” në Prizren. Vlen të theksohet edhe se “The Cambridge School” do të dhurojë bursa studimi për studentët e Universitetit, ashtu që ata të pajisen me certifikatë për nivelet e gjuhës, që do t’u ndihmojë edhe për studime të mëtutjeshme.
Ky bashkëpunim synon krijimin e mundësive sa më të dobishme për studentët tanë, të cilët mund të avancohen në zotërimin e gjuhëve të huaja.