You are here:

Historiku

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren (më tutje Universiteti) është themeluar në bazë të Vendimit 01/87 të Qeverisë së Republikës së Kosovës më 09.10.2009, si universiteti i dytë publik në Republikën e Kosovës, i vendosur në kryeqytetin historik të Kosovës. Qyteti i Prizrenit është i njohur për trashëgiminë e tij të pasur etnike, gjuhësore dhe kulturore. Kuvendi i Republikës së Kosovës më 30.05.2013 miratoi Statutin e Universitetit. Universiteti trashëgon përvojën e ish-Shkollës së Lartë Pedagogjike, si institucion i pavarur i arsimit të lartë i cili ofroi studime nga viti 1962 dhe më vonë u shndërrua në degën e Fakultetit të Edukimit në Prizren. Për më shumë se gjashtë dekada, sistemi i arsimit fillor dhe të mesëm në rajonin e Prizrenit (dhe më gjerë) është furnizuar me mësimdhënës nga institucioni ynë. Një traditë e tillë kohët e fundit vazhdon edhe në sektorë dhe industri të tjera. Ideja fillestare për themelimin e Universitetit lindi nga nevoja imediate të kërkesës së tregut të Prizrenit për përgatitjen e specialistëve në fushat e TIK-ut, administrim biznesi dhe menaxhment ndërkombëtar, agrobiznes, pylltari dhe shkenca mjedisore, arsim fillor dhe të mesëm, gjuhësi, juridik dhe fusha të ngjashme. Programet e studimit universitar hartohen në bashkëpunim të ngushtë dhe me konsulencë të përhershme ndërkombëtare. Programet e studimit universitar janë koherente me trendet e fundit të zhvillimit akademik Evropian. Në vitin 2022/2023 janë të regjistruar 3032 studentë aktivë (2045 studente femra dhe 987 studentë meshkuj). Studentët që studiojnë në Universitet vijnë nga rajoni i Prizrenit (Prizreni, Suhareka, Rahoveci, Malisheva dhe Dragashi), nga rajonet tjera të Republikës së Kosovës dhe nga Shqipëria Veriore. Struktura e moshës e studentëve është kryesisht e re. Prejardhja socio-ekonomike e studentëve të Universitetit është e nivelit mesatar, në përputhje me statusin socio-ekonomik të shumicës së popullsisë.

Aktualisht, Universiteti përbëhet nga 6 fakultete që ofrojnë 20 programe studimore , në dy nivele të studimeve, baçelor (BSc) dhe master (MSc). Përveç programeve të studimit në gjuhën shqipe, Universiteti u ofron studentëve edhe programe studimi në gjuhën turke dhe boshnjake. Diversiteti gjuhësor i programeve të studimit e bën Universitetin unik në krahasim me Universitetet e tjera në Kosovë. Shumica e programeve të studimit kanë fituar ri-akreditim për një periudhë tre (3) vjeçare, ndërsa tre prej tyre kanë fituar ri-akreditim për një periudhëpesë (5) vjeçare (Teknologjit e Informacionit dhe Telekomunikacionit (BSc), Gjuhë angleze dhe literatura (BA), dhe Juridik i iërgjithshme (LLB), si pasqyrim i pjekurisë institucionale.

Programet e ciklit të parë të akredituara nga AKA janë:

Institucioni i Arsimit të Lartë Nr. Programi i studimit Study Program Kampusi Niveli ECTS Kuota I akredituar deri më
Higher Education Institution
Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren 1 Gjuhë dhe Letërsi Angleze, BA English Language and Literature, BA Prizren BA 240 120 30-Sep-26
Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren 2 Gjuhë dhe Letërsi Gjermane, BA German Language and Literature, BA Prizren BA 180 100 30-Sep-29
Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren 3 Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, BA Albanian Language and Literature, BA Prizren BA 240 40 30-Sep-29
Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren 4 Dizajn Softueri, Bachelor Profesional Software Design, Bachelor Professional Prizren Bachelor profesional 180 180 30-Sep-27
Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren 5 Administrim Biznesi, BSc Business Administration, BSc Prizren BSc 180 150 30-Sep-30
Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren 6 Menaxhment Nderkombëtar, BSc International Management, BSc Prizren BSc 180 150 30-Sep-30
Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren 7 Agrobiznes, BSc  Agribusiness, Bsc Prizren BSc 180 80 30-Sep-29
Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren 8 Shkencat e Pyjeve dhe të Mjedisit, BSc Forest and Environmental Sciences, BSc. Prizren BSc 180 50 30-Sep-27
Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren 9 Teknologjitë e Informacionit dhe Telekomunikim Information Technologies and Telecommunication Prizren BSc 180 180 30-Sep-27
(në gjuhën shqipe, turke dhe boshnjake), BSc (in Albanian, Turkish and Bosnian Language), BSc
Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren 10 Juridik i Përgjithshëm, LLB General Law, LLB Prizren LLB 240 180 30-Sep-27
Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren 11 Qeverisje Demokratike dhe Sundim i Ligjit, LLM Democratic Governence and Rule of Law, LLM Prizren LLM 60 40 30-Sep-27
Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren 12 Administrim Biznesi, MSc Business Administration, MSc Prizren Msc 120 80 30-Sep-26
Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren 13 Menaxhim në Agrobiznes, MSc Agribusiness Management, MSc Prizren MSc 120 15 30-Sep-29
Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren 14 Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Komunikim, MSc Computer Science and Communication Technologies, MSc Prizren Msc 120 45 30-Sep-27
Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren 15 Shkencat e Edukimit-Profili: Mësimdhënie dhe Kurrikul MA Education Sciences, profile Teaching and Curricula, MA Prizren MA 120 70 30-Sep-27
Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren 16 Edukim Fillor, (në gjuhën shqipe, turke dhe boshnjake), BA Primary Education, BA
in Albanian, Bosnian, Turkish
Prizren BA 240 50 (Shq.), 25 (Tur.), 25 (Bos.) 30-Sep-28

 

Njëkohësisht, brenda një periudhe afatmesme, Universiteti planifikon të hap edhe programet e studimeve të doktoratës. Në funksion të përmbushjes së këtij objektivi, UUHP është pjesë e projektit ndërkombëtar DIPHDICTKES (The development and implementation of PhD Curricula in ICT for Kosovo Education System) nën udhëheqjen e dy universiteteve prestigjioze, Linnaues University (LNU, Suedi) dhe NTNU (Norwegian University of Science and Technology, Norvegji).