Qendra për Përsosmëri në Mësimdhënie (QPM) ka për qëllim ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve akademike si dhe promovimin e një kulture të përsosmërisë për mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Përmes aktiviteteve të saja, QPM kontribuon në avancimin e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies drejt rritjes së konkurrueshmërisë, mobilitetit dhe integritetit të personelit akademik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.
Organet e QPM
QPM me qëllim të zhvillimit të punës së saj, ka organet e saj të cilat janë:
- Këshilli administrativ;
- Këshilli i trajnerëve;
- Koordinatori