Aplikimi Online për regjistrim në Universitetin e Prizrenit përmes

“Sistemit Elektronik të Menaxhimit për Student (SEMS)”

Maturantëve u ofrohen mundësi më të lehta për të konkuruar Online për studime në Universitetin te Prizrenit. Aplikimi Online do të bëhet përmes adresës:

Aplikuesi plotëson formularin i cili do te kete validime per te gjitha fushat përveq pikëve në klasën e 13 e cila është opcionale. Ne fund pas plotësimit me të dhëna, pasi të klikon APLIKO në këtë rast aplikuesit do t’i shfaqet nje mesazh falënderimi dhe Butoni (FORMULARI DHE FLETEPAGESA) për nxjerrjen e Formularit te plotësuar dhe fletepageses per aplkimim Fletepagesa do te përmbaj te gjitha te dhënat lidhje me pagesen si dhe UNIREF-in e Fakulteit prkatës, me qëllim që aplikanti mos te shkoj në fakultet për ta marr fletëpagesën por e përdor këtë të shtypur. Dokumentet të cilat duhet ti dorezojë së bashku me formularin që të regjistrohet si aplikant.

Gjithashtu aplikantit do t’i kthehet një e-mail që përmban edhe linkun per shtypjen e formularit dhe fletëpagesën (në rast se aplikanti nuk ka printer në momentin kur aplikon, mund t’i shtyp edhe me vonë, nga linku ne e-mail i cili gjeneron raportin për at aplikues). Aplikuesit të cilët kanë aplikuar online, me dokumentet përkatese (dosjet fizike) të cilat i kërkohen duhet të shkojn fizikisht tek fakultei përkatës që kan aplikauri cili i verifikon a jan 1me1 dokumentet dhe i regjistron si Aplikues me te drejte hyrje ne provim pranues. Aplikuesit me sistem i caktohet ora dhe vendi i provimit pranues, të cilat informata merren nga Ueb faqet të fakultetve. Në fund, studentët e pranuar në fakultet duhet të shkojnë përsëri në zyret e fakultetve të tyre, për tu fotografuar për ID kartela.

Procedurat gjenerale të konkurimit, pranimit dhe regjistrimit në Universitetin e Prizrenit

1. Përgatiti dokumentet e nevojshme që dueht të dorëzohen fizikisht në Fakultet:

  • Certifikatën e lindjes - origjinalin,
  • Dëftesat e shkollës së mesme - origjinalin,
  • Diploma e shkollës së mesme - origjinalin,
  • 4 fotografi (Formati 4,5x6cm)
  • Letërnjoftimin - kopje.
  • Fletëparaqitja (E cila ju plotësohet me të dhënat e juaja personale kur të aplikoni Onlline)
  • Fletëpagesa – 10€ (Ju gjerehohet automatikisht kur të aplikoni Onlline, të cilë fletëpagesë e shtypni dhe shkoni në cilëndo nga Bankat e kryeni pagesës.

2. Ditën e paraparë për provim pranues, ndërsa në provim pranues me veti duhet të keni vetëm:

  • Letërnjoftimin dhe
  • Një mjet për shkrim.

3. Shpallja e rezultateve të Provimit pranuesdo të bëhet Online, kandidati i pranuar përgatitet për regjistrim dhe plotëson:

  • Fletëregjistrimin Online (formulari duhet të jetë me ngjyra) dhe
  • Zbret nga Sistemi Online Fletë pagesën në shumën prej 50€ (shembull) për studime të rregullta, respektivisht 250€ (shembull) për studime me Korrespodencë (Fletëpagesa merret Online në Ueb faqen e Universiteit, e shtypni dhe shkoni në cilëndo nga Bankat e kryeni pagesës dhe pasatj një dëshmi që e merrini nga Banka e dorëzoni në Fakultein ku jeni regjistruar ).

4. Ditën e paraparë me konkurs për regjistrim paraqiteni në vendin e caktuar dhe dorëzoni:

  • Fletëregjistrimin e plotësuar (shembull),
  • Fletëpagesën e pagesës së semestrit ,
  • Një fotografi (Formati 4,5x6cm) dhe
  • Fotografoi në Fakultet për paisje me ID kartelë.

5. Sipas njoftimit nga ana e fakultetit në shërbimin për studentë dorëzoni:

  • Indeksin,
  • 2 fotografi paraprakisht të përgatitura,
  • Një kopje të fletëpagesës për semestër dhe
  • Fletëregjistrimin të cilin e merrni Online nga sistemi SEMS.

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2014, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

"Në ditën e dytë të vizitës në Austri, me 31.03.2015 Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum-Vjenë, ku është takuar me Prof. DI Dr. Christian Kollmitzer, Prorektor dhe Udhëheqës i Departamentit për Electronic Engineering, prof. DI Dr. Thomas Sommer, Udhëheqës i Departamentit të Masterit për „Telekommunikation und Internettechnologien” dhe   Mag. Dr. Sandra Allmayer, MA, Udhëheqëse e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ndërsa pjesë e delegacionit nga UPZ ishte edhe Prof.Ass.Dr. Artan Dermaku - Dekan në FSHK dhe Prof.Ass.Dr. Xhevahir Bajrami profesor në këtë fakultet. Në takim është biseduar për format e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të  FH Technikum Wien në Vjenë dhe UPZ-së, me theks të veçantë në mundësitë e  mobilitetit të profesorëve dhe mundësisë që studentet tanë të vazhdojnë studimet në nivelin Master, apo edhe përmes programit ERASMUS, për një apo dy semestra në nivelin Bachelor në këtë Universitet. Duke ditur se ky Universitet prestigjioz në Vjenë është shumë i njohur në Teknologji , është kërkuar nga UPZ që Technikum Vjene të ndihmoj në krijimin e laboratorëve teknologjik gjë që u pranua me dëshirë nga ana e tyre. Gjithashtu treguan një gatishmëri të madhe që studentët tanë të mund të vijojnë pjesën praktike sidomos në semestrin e pestë dhe të gjashtë të studimeve Bachelor në laboratorët e këtij Universiteti. Gjithashtu në takim është treguar gatishmëri e FH Technikum Wien që mësimdhënësit e tyre të mbajnë ligjërata në UPZ si dhe anasjelltas që Profesorët e UPZ të mbajnë ligjërata në këtë Universitet si mësimdhënës mysafir. Duke pasur parasysh se programi TIT në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në UPZ është shumë i përafërt me programet ekzistuese të Technikum u ra dakord që studentët tanë janë të mirëpritur për të bërë vazhdimin e studimeve Master në drejtimet e tyre përkatëse. Vizita në këtë universitet prestigjioz të Austrisë ishte shumë e suksesshme dhe së shpejti do të formalizohet nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të dy universiteteve."

Rektori Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum në Vjenë

Rektori Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum në Vjenë

Në ditën e dytë të vizitës në Austri, me 31.03.2015 :Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj ka vizituar Universitetin e Shkencave të Aplikuara – Technikum-Vjenë, ku është takuar me Prof. DI Dr. Christian Kollmitzer, Prorektor dhe Udhëheqës i Departamentit për Electronic Engineering, prof. DI Dr. Thomas Sommer, Udhëheqës i Departamentit të Masterit për „Telekommunikation und Internettechnologien” dhe Mag. Dr. Sandra Allmayer, MA, Udhëheqëse e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ndërsa pjesë e delegacionit nga UPZ ishte edhe Prof.Ass.Dr. Artan Dermaku - Dekan në FSHK dhe Prof.Ass.Dr. Xhevahir Bajrami profesor në këtë fakultet.