You are here:

Kushtet e përgjithshme për regjistrim

KUSHTET E PËRGJITHSHME

  1. Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 2023/2024, do të regjistroj … studentë.
  2. Në kuadër të numrit të përgjithshëm të përcaktuar si në paragrafin 1, bazuar në UA nr. 09/2016 të MASHTI, Universiteti do të regjistrojë deri në 12 %, përkatësisht deri … studentë të rregullt nga komuniteti jo-shumicë. Kuota prej 12% të vendeve të rezervuara për regjistrim të studentëve nga komuniteti jo-shumicë do të shpërndahet në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin program të fakulteteve veç e veç.
  3. Në Universitet, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHTI, mund të pranohen deri në 3% përkatësisht deri … kandidatë të cilët kanë lindur në vendet jashtë Kosovës (Shtetas të Huaj dhe nga trojet Shqiptare), ndërsa shkollimin e mesëm e kanë mbaruar në Republikën e Kosovës, do t’iu nënshtrohen kushteve të njëjta për pranim si kandidatët nga Kosova.
  4. Përjashtimisht kushteve të veçanta të përcaktuara për kandidatët si në pikën 2 dhe 3, nëse të njëjtit arrijnë të kualifikohen brenda numrit të paraparë si në pikën 1, atëherë këta kandidatë nuk do të llogariten në kuadër të kuotës së rezervuar.
  5. Mbi bazë të konsideratave humane, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren rezervon të drejtën e pranimit të kandidatëve me nevoja të veçanta.
  6. Universiteti nuk do të mundësojë lehtësira për pranim nëse njëri prej kandidatëve binjakë nuk arrin të pranohet në programin e njëjtë apo të ndryshëm me binjakun tjetër.
  7. Të drejtë pranimi në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren kanë të gjithë kandidatët kosovarë, të cilët shkollimin e mesëm e kanë përfunduar në njërën prej shkollave publike apo shkollave private të licencuara në Republikën e Kosovës dhe që e kanë diplomën për shkollimin e kryer.
  8. Në Universitet mund të pranohen edhe kandidatët nga shtetet e tjera në kushte të njëjta konkurrimi me kandidatët nga Kosova.
  9. Kandidatë jo-kosovarë konsiderohen kandidatët të cilët shkollimin e mesëm e kanë mbaruar jashtë Kosovës.
  10. Vendimi për njohjen dhe për barasvlerën e diplomës merret nga MASHTI.
  11. Universiteti do të sigurojë përgatitjen e testeve për provim pranues në gjuhën në të cilën kandidatët kanë përfunduar shkollimin paraprak ose/dhe për të cilën deklarohen paraprakisht në formularin për vetë deklarim, përveç në rastet specifike ku testi do të përgatitet në gjuhën në të cilën zhvillohet programi (p.shnë programet e Fakultetit të Filologjisë).
  12. Njësitë akademike përkatëse me rastin e aplikimit të kandidatëve nga komuniteti jo-shumicë bëjnë verifikimin e dokumentacionit pedagogjik duke përfshirë dëftesat dhe diplomat në gjuhën në të cilën kandidatët kanë përfunduar shkollimin e mesëm.
  13. Deklarimi i rrejshëm në formularin për vetë deklarim, sipas nenit 391 të Kodit Penal (KODI 04/L-082) të Republikës së Kosovës konsiderohet vepër penale.
  14. Kandidatët të cilët kanë të regjistruar një program studimi në cilindo nivel të studimit në kuadër të Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren nuk kanë të drejtë konkurrimi në program tjetër studimi në Universitet pa përfunduar studimet në programin ku kanë qenë duke studiuar ose pa u ç’regjistruar nga programi aktual i studimeve.
  15. Kandidatët për pranim si studentë të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren në vitin akademik 2023/24 nuk mund të konkurrojnë më shumë se në një fakultet apo program.

MËNYRA E PËRZGJEDHJES SË KANDIDATËVE

  1. Përzgjedhja e kandidatëve për të gjitha fakultetet do të bëhet sipas kritereve si në vijim:
  2. Për nxënësit që kanë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme e nuk kanë pasur provim të maturës, numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100 pikë, dhe atë:
  • Suksesi në shkollën e mesme deri në 30 pikë; dhe
  • Suksesi në provim pranues deri në 70 pikë.
  1. Për nxënësit që kanë diplomë për kryerjen e shkollës së mesme dhe e kanë dhënë me sukses provimin e maturës, numri maksimal i pikëve sipas kritereve vijuese është 100 pikë, dhe atë:
  • Suksesi në shkollën e mesme deri në 30 pikë;
  • Suksesi në maturë deri në 30 pikë; dhe,
  • Suksesi në provimin pranues deri në 40 pikë.
  1. Provimi pranues hartohet me 100 pikë (ku sistemi sipas aplikuesit i konverton në 70 apo 40 pikë)
  2. Të drejtë pranimi kanë vetëm kandidatët që arrijnë së paku 40% nga numri i pikëve të parapara në provimin pranues.
  3. Kandidatët të cilët nuk arrijnë së paku 40% nga numri i pikëve të parapara në provim pranues nuk mund të pranohen edhe nëse mbeten vende të paplotësuara sipas konkursit.
  4. Përjashtimisht kushteve të përgjithshme të përcaktuara në paragrafin 2 dhe 3 të pikës II, kandidatët të cilët konkurrojnë sipas kritereve të përcaktuara si në paragrafin 2 dhe 3 të pikës I, të drejtë pranimi kanë vetëm ata studentë që arrijnë së paku 30% nga numri i pikëve të parapara për provimin pranues, vendet e lira të cilat mbesin nga pika 2 dhe 3 nuk zëvendësohen.
  5. Fakultetet e organizojnë mbajtjen e provimit pranues në lëndët mësimore të cilat i caktojnë vetë fakultetet.
  6. Fakultetet janë të obliguara që listën e kandidatëve që kanë konkurruar, t’ia dërgojnë Rektoratit të Universitetit dhe ta publikojnë në ueb-faqen e Fakultetit.

Nëse numri i pikëve të disa kandidatëve të ranguar si të fundit në listën e të pranuarve është i barabartë me kandidatët tjerë jashtë numrit të planifikuar për pranim, zgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të suksesit të provimit pranues, e nëse edhe pikët e provimit pranues janë të njëjta atëherë do të merret parasysh suksesi i shkollës mesme.

AFATET E KONKURSIT

Për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve, oraret do të jenë si në vijim:

  1. Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentacionit, bëhet prej …. deri më ….., nga ora 09:00-15:00 (ditë pune) ditën e fundit dokumentet pranohen deri ora 16:00. Provimi pranues do të mbahet më ….., duke filluar prej orës 09:00 (shih tabelën me orarin e mbajtjes së provimit pranues).
  2. Kandidatëve u rekomandohet që para paraqitjes në konkurs të bëjnë kopje të mjaftueshme të dokumenteve, sepse dokumentet origjinale nuk do të mund t’i tërheqin deri në diplomim apo ç’regjistrim nga fakulteti.
  3. Me rastin e paraqitjes, kandidatët duhet të sjellin këto dokumente:
  4. Ekstraktin e lindjes (origjinale),
  5. Dëftesat e të gjitha klasave të shkollës së mesme (origjinal, të noterizuara ose dublikatë),
  6. Diplomën e kryerjes së shkollës së mesme ose dëftesën e maturës, nëse ka pasur provim të maturës (origjinal, të noterizuar ose dublikatë),
  7. Kopjen e letërnjoftimit,
  8. Fletëparaqitja e plotësuar shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti: Vegëza për aplikim online përmes internetit është: smu.uni-prizren.com,
  9. Vendimin mbi njohjen e shkollimit jashtë vendit.
  10. Me rastin e aplikimit, të gjithë kandidatët janë të obliguar që dokumentet e nevojshme si në pikën 3 të këtij neni t’i dorëzojnë në sportelet e fakulteteve.
  11. Datat e mbajtjes së provimeve pranuese në fakultetet e ndryshme janë të shpallura në vijim:

Shpallja e rezultateve preliminare do të bëhet më …  deri ora 20:00 në ueb-faqen zyrtare të Universitetit.

Afati për ankesa është më: … (Forma e ankimimit është online) ndërsa shqyrtimi do të bëhet më … duke filluar nga ora 09:00.

Ndërsa shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet më së largu me datë … më së largu ora 18:00

Regjistrimi dhe fotografimi i studentëve të pranuar do të bëhet nga data .. deri më .. prej orës … (shih tabelën e mëposhtme).

Kandidatët të cilët nuk regjistrohen (fotografohen) sipas datave të shënuara do ta humbasin mundësinë e regjistrimit, andaj ju lutemi që t’i përmbaheni afateve të caktuara.

Orari i regjistrimit dhe fotografimit të studentëve të pranuar

Kandidatët e pranuar me rastin e regjistrimit duhet të paraqesin:

  1. Fletëregjistrimin e plotësuar i cili merret me rastin e regjistrimit;
  2. Një fotografi (formati 4.5 x 6 cm) të cilat duhet të bëhen nga fotograf profesionist.

Për informata më të hollësishme kandidatët duhet ta vizitojnë ueb-faqen zyrtare: uni-prizren.com

  1. Numri i studentëve të cilët do të pranohen në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren – sipas programeve është si në tabelën:
Nr. Fakulteti Drejtimi Kodi i programit Për studime të rregullta Për komunitete 12% Kandidatët nga jashtë RKS-së 3% Total
1 Fakulteti Juridik Juridik i Përgjithshëm 05
2 Fakulteti Ekonomik Menaxhment Ndërkombëtar 02
3 Fakulteti Ekonomik Administrim Biznesi 01
4 Fakulteti i Edukimit Programi Fillor 09
5 Fakulteti i Edukimit Programi Parashkollor 10
6 Fakulteti i Edukimit Programi Fillor – Bos. 11
7 Fakulteti i Edukimit Programi Parashkollor – Bos. 12
8 Fakulteti i Edukimit Programi Fillor – Tur. 13
9 Fakulteti i Edukimit Programi Parashkollor – Tur. 14
10 Fakulteti i Shkencave Kompjuterike TIT* 07
12 Fakulteti i Shkencave Kompjuterike TIT* – Bos. 25
13 Fakulteti i Shkencave Kompjuterike TIT* – Tur. 28
14 Fakulteti i Filologjisë Gjuhë dhe Letërsi Shqipe 22
15 Fakulteti i Filologjisë Gjuhë dhe Letërsi Angleze 23
16 Fakulteti i Filologjisë Gjuhë dhe Letërsi Gjermane 24
16 F.Shkencave të Jetës dhe Mjedisit Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit 31
17 F.Shkencave të Jetës dhe Mjedisit Agrobiznesi 30

* TIT – Teknologjitë e Informacionit dhe Telekomunikimi

Vini re: Në tabelën e paraqitur me kuaota për nxënësit që kanë përfunduar mësimin në gjuhën turke dhe boshnjake, do të merret parasysh gjuha e shkruar në dokumentacionin pedagogjik, dëftesa dhe diploma. Përjashtim nga vërejtja e lartprmendur përbëjnë kandidatët të cilët vijnë nga komunat në të cilat nuk organizohet mësimi në këto dy gjuhë. Këta kandidatë duhet ta plotësojnë formularin për vetdeklarim lidhur me përkatësinë e tyre etnike.

LËNDËT NË PROVIM PRANUES:

  1. Juridik i Përgjithshëm: Fillet e së drejtës, E drejta kushtetuese dhe Gjuhë shqipe
  2. Administrim Biznesi: Hyrje në ekonomi, Matematikë
  3. Menaxhment Ndërkombëtar: Hyrje në ekonomi, Matematikë
  4. Gjuhë dhe Letërsi Shqipe: Gjuhë dhe Letërsi Shqipe
  5. Gjuhë dhe Letërsi Angleze: Gjuhë dhe Letërsi Angleze
  6. Gjuhë dhe Letërsi Gjermane: Gjuhë dhe Letërsi Gjermane
  7. Programi Fillor: Gjuhë Shqipe (testi i të lexuarit të kuptueshëm) dhe Matematikë
  8. Programi Parashkollor: Gjuhë Shqipe (testi i të lexuarit të kuptueshëm) dhe Matematikë
  9. TIT: Kompjuterikë (Programim, Baza e të dhënave, Rrjetet kompjuterike) dhe Matematikë
  10. Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit: Matematikë, Kimi dhe Biologji
  11. Agrobiznesi: Hyrje në Shkencat e natyrës, Hyrje në ekonomi dhe Matematikë

Në Gjuhën Boshnjake:

  1. Programi Fillor: Gjuhë amtare (testi i të lexuarit të kuptueshëm) dhe Matematikë
  2. Programi Parashkollor: Gjuhë amtare (testi i të lexuarit të kuptueshëm) dhe Matematikë
  3. TIT: Kompjuterikë (Programim, Baza e të dhënave, Rrjetet kompjuterike) dhe Matematikë

Në Gjuhën Turke:

  1. Programi Fillor: Gjuhë amtare- testi i të lexuarit të kuptueshëm dhe Matematikë
  2. Programi Parashkollor: Gjuhë amtare- testi i të lexuarit të kuptueshëm dhe Matematikë
  3. TIT: Kompjuterikë (Programim, Baza e të dhënave, Rrjetet kompjuterike) dhe Matematikë

Kandidatët duhet ta plotësojnë formularin e aplikimit-ONLINE, nga faqja zyrtare e universitetit uni-prizren.com duke printuar aplikacionin.

Kandidatët nuk mund t’i dorëzojnë dokumentet nëse paraprakisht nuk kanë aplikuar online. Dokumentet e kërkuar sipas konkursit, dorëzohen në fakultetet përkatëse.