

Njoftim për studentët: Hapet thirrja për aplikim në bursën “LULËZOJNË” 2026/2027
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren njofton të gjithë studentët e nivelit Bachelor se Organizata TOKA ka hapur thirrjen për aplikim në programin e bursave “LULËZOJNË” 2026/2027.
Kjo bursë synon të mbështesë studentët të cilët përballen me sfida sociale ose ekonomike, duke u ofruar mbështetje financiare deri në 1,000 euro (duke përfshirë tatimin në të ardhura), si dhe mundësinë për t’u bërë pjesë e një komuniteti aktiv të të rinjve që kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë.
Kush mund të aplikojë?
Të drejtë aplikimi kanë studentët që:
- Janë 18 vjeç e më shumë;
- Janë të regjistruar në studime universitare të nivelit Bachelor, nga viti i dytë e tutje (në Kosovë ose jashtë Kosovës);
- Kanë angazhim të dëshmuar në komunitet;
- Vijnë nga grupe të margjinalizuara (vajza, të rinj nga zonat rurale, familje me të ardhura të ulëta, studentë të brezit të parë etj.);
- Kanë sukses të kënaqshëm akademik (mesatare mbi 8.0);
- Janë të motivuar për të kontribuar në komunitetin e tyre.
Për çfarë mund të përdoret bursa?
Mbështetja financiare mund të shfrytëzohet për:
- Pagesën e semestrit;
- Qira dhe banim;
- Ushqim dhe transport;
- Libra dhe pajisje studimore;
- Pajisje teknologjike (laptop, internet etj.);
- Kujdes shëndetësor dhe psikologjik, si dhe shpenzime të tjera të lidhura me studimet.
Afati i fundit për aplikim është 2 gusht 2026, ora 23:59.
Studentët e interesuar mund të informohen më hollësisht dhe të aplikojnë përmes linkut në vijim:
https://toka-ks.org/koha-qe-
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren i inkurajon të gjithë studentët që plotësojnë kriteret të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar dhe të përfitojnë nga kjo mundësi për mbështetje në rrugëtimin e tyre akademik.




