Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani është Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren me përvojë të gjatë në arsimin e lartë, kërkimin shkencor dhe menaxhimin institucional.
Para emërimit si Rektor, ai ka shërbyer në pozita të rëndësishme akademike dhe udhëheqëse në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, përfshirë atë të Prodekanit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë.
Pozitat Kryesore Profesionale
- 23.05.2023 – aktualisht: Rektor, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren
- 01.10.2020 – 22.05.2023: Prodekan, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës
- 01.10.2022 – aktualisht: Profesor i Asociuar, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës
- 01.10.2018 – 30.09.2022: Profesor Asistent, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës
- 01.10.2012 – 30.09.2018: Asistent, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, Universiteti i Prishtinës
Aktivitete Ndërkombëtare dhe Ekspertizë
- 04.01.2021 – aktualisht: Evaluation Expert, Quality Assurance Agency in Higher Education, Tiranë
- 02.01.2017 – 31.12.2019: Local Expert, EU Office in Kosovo (projekti “Food Safety and Livestock Breeding”)
- 01.01.2015 – 29.12.2017: Local Expert, EU Office in Kosovo (projekti për shëndetin e kafshëve dhe laboratorët veterinarë)
- 02.01.2012 – 31.12.2014: Local Expert, EU Office in Kosovo (projekti për sigurinë e produkteve të qumështit)
Trajnime dhe Çmime Profesionale
- Honorary Citizen, Pensacola, Florida, SHBA, 2025
- International Visitor Leadership Program (IVLP Alumni), SHBA, 2025
- Albert Heim Stiftung Award, Zvicer, 2018
- Trajnime të ndryshme në Erasmus+, Cost Action dhe MediLabSecure (SHBA, Zvicër, Gjermani, Austri, Itali, Francë, Belgjikë, Poloni, Greqi, Hungari, Lituani, Rumani, Kroaci, Serbi, Turqi, Qipro, Bullgari, Mali i Zi, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, etj)
Arsimi dhe Kualifikimet
- Dr. med. vet., Universität Zürich, Vetsuisse-Fakultät, 2012–2017
- Master Shëndet Publik Veterinar, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, 2010–2012
- Mjek Veterinar, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë, 2003–2009



