You are here:

Zyra e Projekteve

Misioni 

Zyra e Projekteve në Universitetin  “Ukshin Hoti”, Prizren, konsiston në zhvillimin e projekteve që ndikojnë në ngritjen e kapaciteteve intelektuale për punë akademike dhe kërkimoro -shkencore në të gjitha njësitë akademike aktuale, angazhimin për zhvillim dhe zbatim të një sistemi arsimor të integruar në menaxhimin e Sigurimit të Cilësisë.

Vizioni

Zyra për Projekte  në Universitetin “Ukshin Hoti”, Prizren, është një vend ku krijimi, inovacioni dhe bashkëpunimi bien në sy. Ne synojmë të jemi një qendër e dinamizmit, ku idetë innovative shndërrohen në projekte të suksesshme. Duke përqëndruar energjitë tona në ekip, përmirësimin e proceseve dhe ndikimin pozitiv në komunitet,ne synojmë të bëhemi partner i besueshëm, duke krijuar vlera të qëndrueshme për të ardhmen.

STAFI

Taulant Thaqi

Udhëheqës i Zyrës për zhvillim, monitorim dhe zbatim të projekteve

 

email: [email protected]

 

Detyrat kryesore:

  1. Udhëheq dhe koordinon aktivitetin e stafit gjatë ciklit të planifikimit dhe menaxhimit të projekteve.
  2. Përkujdeset për optimizmin e resurseve të brendshme gjatë planifikimit dhe menaxhimit të projekteve.
  3. Identifikon donatorët potencial për mundesitë e zhvillimit të Universitetit dhe dërgon për publikim të gjitha thirrjet e reja për aplikim.
  4. Përkrah profesorët dhe studiuesit për të identifikuar, ndjekur dhe fituar fonde për projekte.
  5. Mbikëqyrje implementimin e të gjitha projekteve të mbështetura nga fondet e jashtme.
  6. Përgatit të gjitha lëndët dhe dokumentacionin për pagesë në kuadër të projekteve.
  7. Sigurohet që projektet e ndërmarra nga stafi të jenë në përputhje me politikat dhe procedurat administrative dhe financiare të sponsonzuese.

8. Kryen edhe punë të tjera të kësaj natyre sipas kërkesës se menaxhmentit dhe nevojave të Universitetit

TeutaThaqi

Zyrtare për Hartimin dhe Monitorimin e Projekteve Ndërkombëtare

 

email: [email protected]

 

Detyrat kryesore:

  1. Ndihmon eprorin në kryerjen e detyrave të zyrës.
  2. Ndihmon në organizimin e ditëve informuese për projekte ndërkombëtare dhe ofron mbështetje profesionale në lidhje me procedurat e aplikimit.
  3. Asiston në procedurat financiare të projekteve të Bashkimit Evropian dhe projekteve tjera.
  4. Përgatit dhe kompleton lëndët për pagesë nga fondet e projekteve sipas rregulloreve në fuqi të projekteve përkatëse.
  5. Kujdeset dhe e freskon vazhdimisht faqen zyrtare të universitetit me informata për projekte dhe aktivitete për arsimin e lartë.
  6. Mbështetë dhe ndihmon në bashkëpunimin me koordinatorët e tjerë të projekteve dhe shkëmben të dhënat për projektet që Universiteti është në koncensium me ta.
  7. Kompleton dokumentacionin kornizë të menaxhimit të projektit dhe përgatitja e raporteve të kërkuara nga secili projekt në bazë të planit të veprimit.
  8. Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret, të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.