Si një profesor, asistent ose staf i ri administrativ , ju inkurajoheni të merrni pjesë në Sesionin tonë të Mirëpritjes së Punonjësve të Rinjë i cili është krijuar për t’ju pritur në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe për të siguruar që të keni një mirëseardhje të duhur në komunitetin tonë akademik.
Sesionet e mirëseardhjes së punonjësve.
Secila njësi akademike në javën e parë të secilit semestër mbanë një takim të Këshilit të fakultetit për mirëpritjen e stafit të ri ku njoftohen me antarët e fakultetit dhe me rregullat e përgjithshme. Dekani i njësisë, ua dorëzon Statutin, Doracakun për të punësuarit dhe Kodin e Etikës secilit punonjës të ri të fakultetit.
Ky sesion informues e orientues, organizohet për stafin akademik të plotë ose të angazhuar me orar jo të plotë.
Turne në kampus.
Të gjithë punonjësit e rinjë janë të ftuar të bëjnë një turne në këmbë në kampus. Udhëtimet në këmbë zakonisht realizohen pas Sesioneve të Mrëseardhjes për Punonjësit e Rinjë, dhe drejtohen nga Dekani i njësisë akademike.
Sesionet e mirëseardhjes për punonjësit e administratës organizohen nga Zyra për Burime Njerëzore në javën e parë të fillimit të punës.
Gjatë Sesioneve të Mirëseardhjes, punonjësit e rinjë pajisen edhe me ID kartelë, e-mail zyrtar dhe kyqjen në sistemin e SMU-së.