

Nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren dhe Utah Valley University (SHBA)
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren dhe Utah Valley University (SHBA) kanë formalizuar bashkëpunimin e tyre akademik përmes nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi (MoU), i cili synon të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta në fushën e arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe ndërkombëtarizimit.
Takimi për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit u mbajt online ndërmjet përfaqësuesve të dy universiteteve. Në takim morën pjesë Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, Prof. Asoc. Dr. Baldomero Lago, Prof. Ass. Dr. Carl Canlas, si dhe Prof. Ass. Dr. Dorinë Rakaj.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e të dy institucioneve diskutuan mundësitë për konkretizimin e bashkëpunimit përmes iniciativave konkrete dhe identifikuan fusha prioritare për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta.
Takimi shënoi një hap të rëndësishëm drejt konkretizimit të partneritetit ndërmjet Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren dhe Utah Valley University, duke krijuar mundësi të reja për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe shkëmbimin e përvojave akademike.




