𝐀𝐊𝐀 𝐝𝐡𝐞 𝐊𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐚 𝐞 𝐑𝐞𝐤𝐭𝐨𝐫ë𝐯𝐞 𝐝𝐢𝐬𝐤𝐮𝐭𝐮𝐚𝐧 𝐩ë𝐫 𝐚𝐯𝐚𝐧𝐜𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐜𝐢𝐥ë𝐬𝐢𝐬ë 𝐧ë 𝐚𝐫𝐬𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐥𝐚𝐫𝐭ë
(𝘗𝘭𝘦𝘢𝘴𝘦 𝘧𝘪𝘯𝘥 𝘌𝘯𝘨𝘭𝘪𝘴𝘩 version 𝘣𝘦𝘭𝘰𝘸)
Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), profesoresha Hasnije Ilazi, anëtari i KShC-së Gëzim Tosuni dhe drejtori i AKA-së, Naim Gashi kanë zhvilluar një takim me Konferencën e Rektorëve të universiteteve publike në Kosovë, me të cilët kanë diskutuar për avancimin e proceseve të vlerësimit të jashtëm që ndikojnë në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.
Kryetarja Ilazi ka thënë në takim se partneriteti i AKA-së me institucionet e arsimit të lartë, zbatimi i politikave dhe standardeve evropiane të cilësisë, po jep efekte pozitive në ngritjen e cilësisë në programet e studimit. Ajo ka thënë se Agjencia e vlerëson lartë bashkëpunimin me të gjitha IAL-të dhe është e përkushtuar për transparencën e plotë me të gjithë akterët e arsimit të lartë.
Kryesuesi i Konferencës së Rektorëve, njëherësh Rektor i Universiteti të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, profesori Agron Bajraktari, i falënderoi përfaqësuesit e AKA-së për bashkëpunimin deri më tani, si dhe gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, profesori Qerim Qerimi, ka thënë se procesi i akreditimit po ndikon në mobilizimin e të gjitha kapaciteteve të universiteteve në funksion të ngritjes së cilësisë në programet e studimit.
==
𝐊𝐀𝐀 𝐚𝐧𝐝 𝐭𝐡𝐞 𝐂𝐨𝐧𝐟𝐞𝐫𝐞𝐧𝐜𝐞 𝐨𝐟 𝐑𝐞𝐜𝐭𝐨𝐫𝐬 𝐝𝐢𝐬𝐜𝐮𝐬𝐬𝐞𝐝 𝐭𝐡𝐞 𝐞𝐧𝐡𝐚𝐧𝐜𝐞𝐦𝐞𝐧𝐭 𝐨𝐟 𝐪𝐮𝐚𝐥𝐢𝐭𝐲 𝐢𝐧 𝐡𝐢𝐠𝐡𝐞𝐫 𝐞𝐝𝐮𝐜𝐚𝐭𝐢𝐨𝐧
President of the State Council of Quality (SCQ) at the Kosovo Accreditation Agency, Professor Hasnije Ilazi, SCQ member Gëzim Tosuni, and KAA Director Naim Gashi conducted a meeting with the Conference of Rectors from public universities in Kosovo. During the meeting, they deliberated on the progression of external assessment processes that influence the enhancement of quality in higher education.
President Ilazi expressed in the meeting that KAA’s partnership with higher education institutions and the implementation of European quality policies and standards are having positive effects on enhancing the quality of study programs in Kosovo. She emphasized that the Agency highly values collaboration with all Higher Education Institutions (HEIs) and is dedicated to complete transparency with all stakeholders in higher education.
The Chairman of the Conference of Rectors, also the Rector of the University of Applied Sciences in Ferizaj, Professor Agron Bajraktari, extended gratitude to KAA representatives for their cooperation thus far, as well as their readiness to collaborate in the future.
The Rector of the University of Prishtina, Professor Qerim Qerimi, stated that the accreditation process is influencing the mobilization of all university capacities for the purpose of improving the quality of study programs.”