

Universiteti i Prizrenit mirëpret delegacionin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike
Rektori i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, priti në një takim zyrtar delegacionin e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), të udhëhequr nga U.d. Drejtori i Përgjithshëm, z. Shpend Shabani.
Delegacioni i AKSP-së përbëhej nga Prof. Dr. Vilard Bytyqi, U.d. Dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike, Prof. Dr. Anita Zenuni, Prodekane e Fakultetit të Sigurisë Publike, z. Fitim Osmani, U.d. Drejtor i Departamentit për Planifikim Strategjik dhe Çështje Ligjore, si dhe z. Avni Istrefi, Udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë. Në takim morën pjesë edhe prorektorët e Universitetit të Prizrenit, Prof. Ass. Dr. Luan Vardari, Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan dhe Prof. Ass. Dr. Adelina Rakaj.
Gjatë takimit u diskutua për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, me fokus në finalizimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit. Bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë e krijimit të një partneriteti të qëndrueshëm, i cili do të mundësojë zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike, profesionale dhe hulumtuese, shkëmbimin e përvojave ndërmjet stafit dhe studentëve, si dhe realizimin e projekteve me interes të përbashkët.








