

Universiteti pjesë e "International Staff Week" organizuar nga Universiteti Tuscia në qytetin Viterbo, Itali
Delegacioni i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, i kryesuar nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, dhe i shoqëruar nga udhëheqësi i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, z. Përparim Avdullahu dhe Prof. Ass. Dr. Festim Tafolli, po marrin pjesë në “International Staff Week” organizuar nga Universiteti Tuscia në qytetin Viterbo, Itali. Ky aktivitet ka mbledhur mbi 150 përfaqësues të universiteteve nga mbi 20 shtete të Evropës, Azisë dhe Afrikës Veriore. Qëllimi kryesor i kësaj ngjarje është shkëmbimi i përvojave, forcimi i bashkëpunimit ndëruniversitar dhe promovimi i projekteve të përbashkëta në fushën e arsimit të lartë. Pjesëmarrja e Universitetit të Prizrenit në këtë ngjarje të rëndësishme thekson angazhimin e tij për ndërkombëtarizim dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik. Pjesëmarrja e delegacionit është në kuadër të programit Erasmus+.




