

Këshilli Drejtues i Universitetit ia vazhdon mandatin Sekretarit të Përgjithshëm, z. Nexhmedin Krasniqi
Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, në mbledhjen e mbajtur më 10 korrik 2026, ka vendosur t’ia vazhdojë mandatin z. Nexhmedin Krasniqi në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të Universitetit për një periudhë prej katër (4) vitesh.
Vendimi është marrë në përputhje me dispozitat e Ligjit për Zyrtarët Publikë, me propozim të Rektorit dhe bazuar në vlerësimin e performancës së tij gjatë ushtrimit të detyrës.
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren i uron z. Krasniqi suksese në vazhdimin e mandatit dhe në përmbushjen e përgjegjësive të tij, me synim avancimin e mëtejmë të administrimit institucional dhe zhvillimit të Universitetit.






