

Rektori priti përfaqësueset e Grupit Joformal të Kuvendareve të Komunës së Prizrenit
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, i shoqëruar nga Prorektori për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, Prof. Ass. Dr. Luan Vardari, Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan, Prorektorja për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, Prof. Ass. Dr. Adelina Rakaj, si dhe Sekretari i Përgjithshëm, MSc. Nexhmedin Krasniqi, priti në takim përfaqësueset e Grupit Joformal të Kuvendareve të Komunës së Prizrenit.
Në takim morën pjesë kryetarja e Grupit Joformal të Kuvendareve të Komunës së Prizrenit, Trendelina Kastrati, si dhe anëtaret Ymran Fusha, Zikreta Aliti, Sevil Kazaz, Sevilay Hapci, Albulena Balaj Halimaj, Shqipe Shatri dhe Mimoza Memaj.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren dhe Grupit Joformal të Kuvendareve të Komunës së Prizrenit, me fokus zhvillimin e aktiviteteve dhe iniciativave të përbashkëta në interes të komunitetit.
Në përfundim të takimit, të dyja palët shprehën gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin dhe për të realizuar iniciativa të përbashkëta në të ardhmen.






