

Ligjëratë me Prof. Dr. Ismet Salihu me temën: Historiku i shkurtër i legjislacionit penal në Kosove dhe rëndësia e kësaj dege në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.
Ftohen studentët, stafi akademik dhe bashkëpunëtorët tjerë për pjesëmarrje.
Datë: 13.11.2021
Koha: 11:00
Vendi: Amfiteatri i Fakultetit të Ekonomisë
Prof. Dr. Ismet Salihu, që nga viti 1967 është i angazhuar fillimisht si Asistent e pastaj Profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Profesor Salihu ka vijuar studimet në Universitetin e Zagrebit, ndërsa ka kryer studimet e doktoraturës në Fakultetin Juridik në Universitetin e Lubjanës dhe studimet e posdoktoraturës në Universitetin e Sorbones në Paris. Në disa mandate ka qenë dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës në kohen kur studentët dhe profesorët shqiptar të UP-së u me dhunë u dëbuan nga objektet e tyre nga regjimi i Serbisë. Pas çlirimit të Kosovës së bashku me ekspertët ndërkombëtar ka marrë pjesë aktive në përpilimin e Kodit Penal, Kodit të procedurës penale, ligjit penal për te mitur, ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale dhe në shumë ligje tjera. Gjatë vitit 2006 ishte anëtar i grupit punues për përgatitjen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ka qenë dhe kryesues i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.
Prof. Salihu është anëtar i 50 punimeve shkencore dhe autor i dhjetëra librave të fushës penale.




