image_pdfimage_print
You are here:

Bajram Kolgeci

Zyrtar i Prokurimit /UD Drejtor i zyrës për Buxhet dhe Financa
  • Përgatit propozimin e buxhetit, i përpilon kërkesat e nevojshme për UUHP-në.
  • Koordinon punën me të gjitha zyrat e njësive akademike dhe organizative të Universitetit për përpunimin e matricave për buxhetin e Universitetit; i harmonizon kërkesat e njësive të Universitetit me kufirin fillestar të përcaktuar nga organet kompetente.
  • Vendos të dhënat fillestare në sistemin e BDMS-së: kërkesat fillestare të njësive pas harmonizimit në nivel të Universitetit, numrin e të punësuarve sipas formularëve, shpenzimet e mallrave dhe shërbimeve sipas kategorive dhe kodeve të përcaktuara nga Thesari, shpenzimet komunale, transferimet dhe subvencionet, shpenzimet kapitale.
  • Planifikon dhe e përpilon planin e CASH-it për Universitetin pas miratimit të buxhetit dhe e dorëzon në MASHT; bën kërkesa për alokimin e mjeteve nga Thesari sipas periodave tremujore.
  • Përcjell zotimet e mjeteve sipas planifikimit me buxhet dhe sipas planit të CASH-it të kërkuar nga Universiteti, respektivisht nga njësitë akademike të Universitetit.
  • Bënë rishikimin e buxhetit dhe harmonizimin i tij me rebalancin.
  • Përgatit raporte periodike dhe vjetore për Këshillin Drejtues të Universitetit dhe për MASHT-in.
  • Kryen edhe punë të tjera të cilat nuk përmendën por që janë në kuadër të fushveprimit të zyrës për buxhet dhe financa dhe sipas kërkesës së menaxhmentit;