image_pdfimage_print
You are here:

Blerta Ferati

Udhëheqës i Divizionit për Çështje të Studentëve
  • Përgatitja e konkursit për regjistrimin e studentëve të rinj për të gjitha nivelet e studimeve, duke përfshirë edhe të gjitha aktivitetet që kanë të bëjnë me parapërgatitjet rreth konkursit si dhe mbikqyrja e procesit dhe kontrollin e shërbimit të studentëve në pranimin e aplikantëve deri në përmbylljen e procesit të regjistrimit.
  • Përpunimi i të dhënave dhe nxjerrja e statistikave rreth shërbimit të studentëve për nevoja të Universitetit. Ka autorizim të plotë në sistemin për shërbime studentore që kanë të bëjnë me shërbime administartive dhe autorizon çasjet për shërbime studentore për zyrtarët tjerë.
  • Angazhimi i vazhdueshëm për përmirësimin e shërbimeve për studentë si dhe kryerja e detyrave të nevojshme sipas kërkesave të Universitetit dhe nevojave për akreditim.
  • Përcjellja e politikave shtetërore dhe politikave të Universitetit në lëmin e shërbimit të studentëve si dhe monitorimi i zbatimit të tyre nga stafi për shërbime studentore.
  • Zbatimi i akteve të brendshme të Universitetit dhe rregulloreve për shërbime studentore si dhe inicimi i kërkesës për plotësim ndyshim të rregulloreve përkatëse në kuadër të fushëveprimit për studentë.
  • Nënshkruan vendimet dhe shkresat tjera që kanë të bëjnë me verifikimin, ekuivalentimin dhe njohjen e kredive për studentë.
  • Është përgjegjës për të gjitha shërbimet për studentë, kujdeset për unifikimin e shërbimeve dhe standardizimin e tyre në nivel të Universitetit si dhe mbulon stafin për shërbime studentore gjatë pushimeve dhe mungesave të ndyshme duke u kujdes për kryerjen e shërbimeve për studentë.