Prof. Ass. Dr. Festim Tafolli
Ai ka përfunduar doktoraturën në Marketing dhe Menaxhim Ndërkombëtar në Universitetin e Klagenfurtit (Austri), si dhe ka përfunduar studimet Master në Marketing dhe Komunikim dhe Bachelor në Tregti të Jashtme në Universitetin Ca’ Foscari të Venedikut (Itali).
Dr. Tafolli ka përvojë të gjerë në mësimdhënie në lëndë si Parimet e Marketingut, Marketingu Strategjik, E-Marketingu, Menaxhimi i Marketingut dhe Metodat e Kërkimit. Përvoja e tij akademike përfshin gjithashtu bashkëpunime ndërkombëtare, koordinimin e programeve verore dhe zhvillimin e kurrikulave.
Fushat e tij të interesit profesional dhe shkencor përfshijnë marketingun digjital, sjelljen e konsumatorëve, besimin ndaj markave dhe përgjegjësinë shoqërore të korporatave, ku ka botuar disa punime shkencore në revista ndërkombëtare. Ai është gjithashtu aktiv në trajnime dhe projekte që lidhin arsimin e lartë me industrinë dhe nxisin inovacionin.

Pozicioni: Profesor Asistent
Angazhimi: I Rregult
Titulli: Prof. Ass. Dr. Festim Tafolli




