image_pdfimage_print
You are here:
  • Organizon dhe koordinon punën e zyrës për Kërkime Shkencore;
  • Nxjerr analiza dhe raporte të ndryshme statistikore për nevoja të Universitetit, lidhur më Publikimet dhe Punimet Shkencore, si dhe pjesëmarrjen në konferenca Shkencore të stafit akademik;
  • Zyra për Kërkime Shkencore në bashkëpunim me Drejtorin për Çështje Akademike, dhe Prorektorin për Mësimdhënie, Çështje Studentore dhe Kërkime Shkencore në vazhdimësi do të përcjell Publikimet e stafit akademik të Universitetit;
  • Harton dhe rifreskon databazën e Publikimeve Shkencore për stafin akademik të Universitetit;
  • Kryen punë në koordinim me Senatin e Universitetit, Njësitë Akademike, Institutet, si dhe me këshillat, komisionet dhe grupet punuese në sektorin e Kërkimeve Shkencore dhe çështjet e ndërlidhura;
  • Koordinon aktivitete gjatë procesit të vlerësimit për Publikimet Shkencore. Bën ndërlidhjen në mes të Publikimit Shkencor dhe bazës së të dhënave në bibliotekë.
  • Përgatit materialin për mbledhjet e Këshillit Shkencor; Bën përgatitjen e materialit për mbledhjet e Komisionit të studimeve, Këshillit Botues dhe Senatit të Universitetit, në të cilat trajtohen Kërkimet Shkencore;
  • Bën promovimin e punës Kërkimore-Shkencore në Universitet. Mirëmbajtjen e seksionit për Hulumtim në faqen zyrtare të institucionit.