

Programi i Punës Praktike për të Rinjtë – Kosovo Generation Unlimited
Programi i Punës Praktike për të Rinjtë realizohet nën udhëheqjen e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, në partneritet me UNICEF Kosovo, ndërsa Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) është partner implementues i programit.
Ky program synon të krijojë mundësi konkrete për angazhim profesional të të rinjve, duke i lidhur ata drejtpërdrejt me bizneset përmes platformës Kosovo Generation Unlimited.
Platforma zyrtare: www.kosovogenu.com
Platforma shërben si urë lidhëse ndërmjet bizneseve dhe të rinjve, duke lehtësuar procesin e aplikimit dhe përfshirjes në program.
Kohëzgjatja dhe kompensimi
- Kohëzgjatja e punës praktike: 3 muaj
- Kompensimi mujor: 300 EUR
- Kompensimi total: 900 EUR
Broshura informuese
Në bashkëngjitje gjeni broshurat informuese:
- për bizneset që dëshirojnë të përfshihen në program, dhe
- për të rinjtë e interesuar për të përfituar nga kjo mundësi.
Ftohen të gjithë të interesuarit të informohen më tej dhe të aplikojnë përmes platformës zyrtare









