

Inagurohet Këndi EducationUSA në Universitetin e Prizrenit
Qendra Amerikane e Këshillimit (AAC) – EducationUSA Kosovo ka inaguruar zyrtarisht këndin EducationUSA në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren.
Këndi i ri AAC–EducationUSA është tashmë funksional në ambientet e universitetit dhe ofron materiale informative për studime në SHBA, këshillim akademik, si dhe burime për përgatitjen e testeve të standardizuara si TOEFL dhe SAT. Këto materiale janë dhuruar nga AAC–EducationUSA Kosovo dhe do të jenë në dispozicion të studentëve, stafit akademik dhe të gjithë të interesuarve për të eksploruar mundësitë e studimit dhe zhvillimit profesional në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm në fuqizimin e mundësive akademike dhe ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë, duke krijuar ura të reja bashkëpunimi ndërmjet Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren dhe institucioneve arsimore amerikane.












