Ambasadori Amerikan Hovenier, ka mbajtur ligjëratë me studentët e Universitetit "Ukshin Hoti" Prizren
Ambasadori Amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, të premten më 16.12.2022, ka vizituar Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, dhe ka mbajtur një ligjëratë me studentë rreth sundimit të ligjit, sigurisë dhe politikës së jashtme. Ambasadori Hovenier paraprakisht u prit nga Rektori Prof. Assoc. Samedin Krrabaj dhe stafi i tij drejtues. Rektori Krrabaj shprehu mirënjohjen e tij për Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e vazhdueshme të Universitetit prej vitesh në projekte të ndryshme. Ambasadori shprehu mirënjohjen e tij për pritjen e ngrohtë në Universitet.