Arrihet marrëveshje bashkëpunim me Universitetin Karamanoğlu Mehmetbey nga Turqia
Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universiteti Karamanoğlu Mehmetbey nga Turqia, sot kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja është nënshkruar nga rektorët e dy universiteteve. Në thelb të marrëveshjes është bashkëpunimi në mes të dy institucioneve në fushat akademike, projekte të përbashkëta, shkëmbimin e studentëve dhe stafit dhe ndarjen e përvojave.