Ass. Festim Tafolli e ka fituar gradën PhD - E mbrojti me sukses temën e Doktoratës në universitetin prestigjioz evropian Alpen-Adria-Universität Klagenfurt në Austri.
Ass. Festim Tafolli, të mërkurën më 24.08.2022 e ka fituar gradën PhD. Ai e mbrojti me sukses temën e Doktoratës “Pasojat e perceptimit të punonjësve për Përgjegjësinë Sociale të Korporatave në një kontekst të vendeve në zhvillim: Përfitimet organizative dhe më gjerë” në universitetin prestigjioz evropian Alpen-Adria-Universität Klagenfurt në Austri.
Ndërkaq studimet themelore dhe të nivelit master, zt. Tafolli i ka kryer në Universiteti Ca’ Foscari Venecia (Itali). Po ashtu edhe shkollën e mesme dhe atë fillore ai e ka përfunduar në Itali.
Që nga viti 2016 është Asistent i rregullt në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, ndërsa aktualisht është ligjërues i disa lëndëve në këtë fakultet.
Tani më PhD. Festim Tafolli është treguar i suksesshëm edhe në punën kërkimore shkencore duke qenë autor i disa punimeve shkencore me indeksim në platformat kryesore ndërkombëtare, ka marr pjesë në disa konferenca shkencore prestigjioze ndërkombëtare dhe ka kryer disa trajnime të rëndësishme profesionale.
Fitimi i Gradës PhD nga ana e tij është lajm i mirë për Universitetin dhe për gjithë vendin, pasi që ai do të vazhdojë kontributin e tij në zhvillimin e universitetit, Kosovës dhe më gjerë.
PhD. Festim Tafolli e përpos gjuhës shqipe dhe italiane e flet edhe gjuhën angleze dhe atë frënge.